Baton Haxhiu i cilëson ‘të gabuara’ protestat, Bushati: Rama qesharak
Analisti Andi Bushati thotë se pretendimi i kryeministrit Edi Rama se protestat në Tiranë janë pro Rusisë, është qesharake, e dhimbshme dhe e keqe.
Sipas tij, Rama fabulën e Rusisë e ka përdorur shumë herë, që kur protestonte Basha me çadër para Kryeministrisë.
Bushati tha se e gjithë është çështje varfërie dhe jo gjeopolitike. Nga pandemia njerëzit kuptuan se në krizë janë të pambrojtur.
“Është një fabulë e një njeriu që po konsumon vetveten dhe as në mashtrime nuk është më kreativ. Po ta marrim seriozisht ka një problem. Protesta është kundër një regjimi që në 8 vjet ka mbështetur oligarkinë dhe ka varfëruar pjesën më vulnerabël”, tha Bushati.
Për Baton Haxhiun qëllimi i protestës është i drejtë, por momenti është i gabuar duke thënë se duhet të pritet që të përfundojë lufta në Ukrainë.
Sipas tij në të gjitha vendet e Evropës po protestohet në mbështetje të Ukrainës, ndërsa vetëm në Shqipëri protestohet për naftë.
“Duhet ndërgjegje. Dhimbja është fake në një moment të dhimbshëm për të të gjithë botën. Nuk është nafta esenca, është ndërgjegjja. Njerëzit që shohin rrënimin e spitaleve, të njerëzve presin momentin. Ky nuk është momenti”, tha Haxhiu.
Analisti tha se qytetarët nëse ishin të shqetësuar për korrupsionin duhet të dilnin të protestonin për inceneratorët duke e cilësuar protestën “të turpshme”.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump