BE arrin paktin për emigrantët, vendet anëtare pranojnë rregullat e reja

4 Tetor 2023 | 17:53

Vendet e BE-së kanë arritur një marrëveshje paraprake që i hap rrugë vendosjes së rregullave të përbashkëta për të menaxhuar fluksin masiv të azilkërkuesve.

Akordi mbi të ashtuquajturin Rregullorja e Krizave u nënshkrua gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare në Bruksel, që kishin për detyrë përfundimin e punës së nisur nga ministrat e Brendshëm, që nuk arritën ta çonin në fund javën e kaluar kur Italia papritur bllokoi draftin.

Italia kontestoi një pjesë të vogël të legjislacionit, të përqendruar në shërbimet e kërkim-shpëtimit që ofrohen nga varkat e OJQ-ve në detin Mesdhe, të cilin Roma e konsideron një faktor që do të tërheqë më shumë emigrantë në brigjet evropiane.

Gjermania, vota e të cilës ishte e nevojshme për të arritur shumicën e kualifikuar, mbrojti mjetet e përdorura nga OJQ-të me argumentin se shpëtimi i jetëve në mes të detit është një detyrë ligjore, humane dhe morale.

Pikërisht kontesti mes Romës dhe Berlinit bëri që javën e kaluar të dështonte arritja e marrëveshjes, pavarësisht shpresave të ngritura nga një draft kompromisi të ri të parashtruar nga Spanja, vendi që aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së.

Por pasditen e së mërkurës, pas konsultimeve me qeveritë kombëtare përkatëse, ambasadorët arritën të tejkalojnë ngërçin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026