BE bëhet gati për refugjatët nga Ukraina

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet kufitare të Ukrainës – anëtarët e BE-së, Lituania, Letonia, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania, si dhe Moldavia (që nuk është në BE) kanë njoftuar se janë duke u përgatitur për valën e pritshme të refugjatëve nga Ukraina, në kohën kur Rusia nis pushtimin e plotë të vendit.

Polonia ‘hap dyert’

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme polak Pawel Szefernaker njoftoi të enjten në mëngjes se Polonia po hap tetë qendra pritjeje për refugjatët ukrainas në dy rajonet më afër kufirit.

- Advertisement -

Në këto vende, refugjatët mund të marrin ushqim, ndihmë mjekësore dhe informacion.

Rumania krijon kampe të lëvizshme

Rumania, e cila kufizohet prej 600 kilometrash me Ukrainën, thotë se është e përgatitur të pranojë deri në gjysmë milioni refugjatë.

“Ne nuk presim një fluks të madh të vijë këtu tani, por nuk dihet kurrë,” tha ministri i Mbrojtjes, Vasile Dincu.

Hungaria ‘mund të strehojë mijëra’

Agjencia shtetërore e lajmeve e Hungarisë MTI raportoi të martën se një numër i madh trupash ushtarakë po dërkohen në kufirin lindor të vendit me Ukrainën.

Ministri i Mbrojtjes, Tibor Benkö tha se forcat e armatosura hungareze duhet të përgatiten për të parandaluar grupet e armatosura të kalojnë kufirin, i cili është rreth 140 kilometra i gjatë.

Hungaria ka thënë se mund të kujdeset për mijëra refugjatë të mundshëm nga Ukraina.

Moldavia me kampe të refugjatëve

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu ka thënë se kufijtë e vendit që ajo drejton janë të hapur për refugjatët nga Ukraina.

“Qytetarët e parë të Ukrainës mbërritën në Moldavi, me mbi 4,000 kalime vetëm sot. Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme strehimi pranë Palanca dhe Ocnița. Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët Ukrainës që kanë nevojë për tranzit ose qëndrim të sigurt”, shkruan ajo në Twitter.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Pranimi i padisë për diskriminim të gjuhës shqipe, mjeku: Google na ka kërkuar takim

Mjeku nga Prishtina, Neshad Asllani, që ka qenë edhe një prej iniciatorëve në paditjen e Google për diskriminim të gjuhës shqipe, ka folur mbi...

RMV hoqi ndalimin për avionët rusë, ministri Lavrov mbërrin në Shkup

Ministri i Jashtëm e Rusisë, Sergej Lavrov, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme...

Mjeku: Mblodhëm 24 mijë firma kundër Google për diskriminim të gjuhës shqipe

Mjeku Neshad Asllani i cili është gjithashtu anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të drejtat e njeriut”, ishte mëngjesin e kësaj të enjteje...

TË FUNDIT

Estonia: Jemi të gatshëm ta mbyllim kufirin me Rusinë

Estonia ka thënë të mërkurën se është “e gatshme” ta mbyllë kufirin e vet me Rusinë, pas vendimit të Finlandës për ta bërë një...

Në moshën 100-vjeçare/Ndërron jetë ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Sipas mediave të huaja, ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Connecticut...

Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×