“BE, bekimi ynë”, Rama për gjetjet e KE: Kush flet për to, bën mirë t’i lexojë

31 Tetor 2024 | 11:56

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat, pas dorëzimit të Progres-Raportit për Shqipërinë për vitin 2024.

Gjatë konferencës, Rama theksoi rëndësinë e raportit, duke ftuar ata që flasin për integrimin europian të lexojnë dokumentin me kujdes.

Kryeministri vuri në dukje se ky raport është pasqyra më e detajuar e zhvillimeve në Shqipëri gjatë 12 muajve të fundit, duke përmendur se Europa dhe KE janë bekimi më i madh për vendin.

Ai e cilësoi integrimin në BE si një mundësi të rëndësishme për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka përparuar në ndërtimin e një shteti të fortë dhe të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Silicio Gonzato patën një konferencë të përbashkët për media, pasi ky i fundit i dorëzoi kreut të vendit Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2024.

“Kush flet për BE-në dhe integrimin europian, kush del nëpër ekrane apo merr penën përmes tastierës së kompjuterit për të folur për këtë raport, bëjnë mirë që ta lexojnë fillimisht, sepse është një bazë e pazëvendësueshme të dhënash për gjëra që kanë sens. Raporti është publik; mund ta vlerësojnë, ta inspektojnë. Siç e thashë që në fillim, është pasqyra më e detajuar, më besnike e realitetit të zhvillimit të vendit në këto 12 muajt e fundit. Të gjithë të tjerët shkruajnë dhe japin opinione, por janë shumë larg profesionalizmit të Komisionit Europian. Për këtë, Europa dhe KE janë bekimi më i madh për një vend si Shqipëria, që përndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën dhe të bëhej pjesë e një familje me vlera që nuk i gjen askund tjetër në botë,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026