BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Histori suksesi europian

24 Maj 2026 | 09:53

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për të akorduar një tjetër mbështetje financiare për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Brukseli miratoi këtë javë disbursimin e 49 milionë eurove për Shqipërinë, duke e çuar në 212 milionë euro totalin e fondeve të përfituara deri tani nga vendi, shifra më e lartë mes vendeve të rajonit.

Në reagimin e tij, Rama deklaroi se ky financim është rezultat i reformave dhe progresit të certifikuar nga Komisioni Europian në procesin e integrimit europian.

“Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave, është njëkohësisht vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes”, tha ai.

Sipas kreut të qeverisë, Plani i Rritjes bazohet në rezultate konkrete dhe objektive, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si një “histori suksesi” që po ndërtohet përmes vizionit, punës dhe reformave të vazhdueshme.

Rama falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe ritheksoi se rruga europiane e Shqipërisë do të vijojë pa u ndalur.

“Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme.

E pra, urime të gjithëve dhe, mbi të gjitha, faleminderit! Faleminderit çdo shqiptari dhe shqiptareje që beson, që mbështet dhe që ecën me ne në këtë mision historik. Forca! Forca! Shqipëria, asgjë nuk e ndal dot Shqipërinë europiane!”, theksoi kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit

Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian...
11:02 | 02/07/2026

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Ndërkohë, disa minuta më parë i është...
10:54 | 02/07/2026

Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen...
10:49 | 02/07/2026