BE i kthen shpinën Serbisë, kritika pas qëndrimit në KiE për Rusinë

1 Mars 2022 | 20:44

Serbia nuk votoi në seancën për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës. Në votimin e tri ditëve më parë Serbia nuk u regjistrua fare. Zyrtarë të lartë të evropianë shprehen se me këtë qëndrim, Serbia është skualifikuar nga procesi.

Serbia është një nga shtetet që nuk doli kundër luftës në Ukrainë. Presidenti Vuçiç deklaroi publikisht që përkrah integritetin territorial të Ukrainës. Por bëri të ditur se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Qëndrimi i Beogradit zyrtar është kritikuar nga zyrtarët evropianë. Carl Bildt, ish-kryeministri suedez deklaroi se qëndrimi i Serbisë e skualifikon nga procesi i anëtarësimit në BE.

Qëndrim kundër mbajti edhe Philiph Kosnett, ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Kosovë. Ai tha se Presidenti i Serbisë Vuçicc ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit, duke lënë të nënkuptohet se Serbia është aleati i Rusisë në Ballkan.

Qëndrimin pro rus të serbëve e dëshmojnë edhe shifrat e qytetareve serb të cilët që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia kanë filluar t’iu bashkohen forcave pro ruse.

Nga dhjetori i vitit 2018, më shumë se 300 qytetarë u larguan nga Serbia për të luftuar krah rusëve, në konfliktin që ka marrë rreth 14.000 jetë njerëzish deri më tani.

Pjesëmarrja në luftë në një shtet të huaj është vepër penale në Serbi dhe dënohet me burg. Por edhe pse shifrat e ambasadës tregojnë numrin e lartë të luftëtarëve serbë që kanë shkuar në Ukrainë, dënimet për to janë në kufijtë e qesharakes.

32 persona janë dënuar për këtë vepër penale. I fundit ishte një shtetas serb që u dënua me 6 muaj arrest shtëpie për pjesëmarrje në fushë betejë në rajonin e Krimesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024