BE i ndërpret fondet Serbisë për planin e zhvillimit, Marta Kos: Nuk ka pagesa pa zgjidhur problemet me gjyqësorin

1 Maj 2026 | 08:20

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përkohësisht disbursimin e fondeve për Serbinë në kuadër të Planit Evropian të Zhvillimit, për shkak të shqetësimeve lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor. Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila theksoi se kjo masë lidhet me mungesën e përparimit në garantimin e pavarësisë së drejtësisë.

Sipas saj, fondet do të mbeten të bllokuara derisa autoritetet në Beograd të adresojnë problemet e identifikuara në gjyqësor.

 “Aktualisht kemi ndërprerë të gjitha pagesat për Serbinë, pasi po vërejmë sërish pengesa në këtë sektor. Pa përmirësime konkrete, mbështetja financiare nga BE-ja nuk mund të vazhdojë”, u shpreh Kos.

Ky zhvillim ndodh në një moment kur brenda institucioneve evropiane po zhvillohen diskutime më intensive mbi ecurinë e Serbisë drejt integrimit dhe kushtëzimin e ndihmës financiare me reformat e kërkuara. Ndërkohë, raportime të mëhershme nga media sugjerojnë se Brukseli ka shqyrtuar edhe mundësinë e ngrirjes së rreth 1.5 miliardë eurove ndihmë, ku ndër arsyet përmenden edhe marrëdhëniet e vazhdueshme të Beogradit me Rusinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Agjencitë amerikane të inteligjencës po e paralajmërojnë qeverinë amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ndërmarrë veprime që do të minonin përpjekjet e Uashingtonit...
19:30 | 19/06/2026

Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Qytetarët do të protestojnë edhe këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të 20-ën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e...
18:41 | 19/06/2026

“Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale

Kryeministri Edi Rama vlerësoi zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” si një nga historitë më të suksesshme të transformimit të infrastrukturës në vend. Gjatë ceremonisë...
16:58 | 19/06/2026