BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate
Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave për azil, sidomos nga vendet e përfshira.
Qytetarët nga Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia do të marrin përgjigje mbi kërkesat e tyre brenda tre muajsh dhe gjasat janë që ajo të jetë negative.
Markus Lammert, zyrtar i Komisionit Evropian, deklaroi se bëhet fjalë për një listë vendesh “dinamike”, që mund të zgjerohet ose të rishikohet, me vende të tjera që mund t’i shtohen apo hiqen në vartësi të situatës së sigurisë.
Që kur regjistruan fluksin e emigrantëve të parregullt në vitet 2015-2016, vendet e BE-së janë përpjekur të reformojnë rregulloren për azilkërkuesit.
Një pakt mbi emigracionin dhe azilin u arrit vitin e kaluar, por BE thotë se ai nuk mund të hyjë në fuqi para qershorit të vitit të ardhshëm, pasi kërkon të çojë përpara dy rregullat kyçe që kanë të bëjnë me përshpejtimin e procesit të shqyrtimit të kërkesave.
Liderët e Unionit i kërkuan vitin e kaluar Komisionit që të dilte me planet konkrete për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve, në një kohë kur shifrat sugjerojnë se nën 20 për qind e personave të urdhëruar për t’u larguar janë kthyer në vendin e origjinës.
Në bazë të planeve, vendet anëtare do të mund të gjurmojnë njerëzit që vijnë nga vendet e sigurta apo vende nga të cilat maksimumi një personi në 5 mund t’i ofrohet mbrojtje.
Vendet kandidate për t’u bashkuar me BE-në do të konsiderohen automatikisht të sigurta, përveç rasteve kur bëhet fjalë për ato si Ukraina, të përfshira nga luftërat.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Macron: Kievi do të blejë 16 avionë luftarakë Rafale dhe armatime
Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko paraqiti në Parlament dorëheqjen e saj
Kryeministri në pritje i Anglisë, Andy Burham rendit grupet e tij të preferuara muzikore
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit