Bie nga kati i 11-të i pallatit, ish-futbollisti i Gabonit humb jetën në Kinë

17 Prill 2025 | 14:52

Ish-sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit dhe Gabonit, Aaron Boupendza, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare pas një incidenti tragjik në qytetin Hangzhou në Kinë.

Sipas informacioneve paraprake ai ra nga kati i 11-të i një ndërtese ndërsa autoritetet lokale konfirmuan ngjarjen, e cila ndodhi të mërkurën në orën 1:14 pasdite, kur Boupendza ra nga ballkoni i apartamentit të tij me qira.

Pavarësisht përpjekjeve të shpejta të policisë dhe ekipit mjekësor për ta shpëtuar, ai u shpall i vdekur në spital.

Autoritetet e sigurisë publike të Hangzhou konfirmuan se hetimi i filluar ka përjashtuar mundësinë e një çështjeje penale dhe se ngjarja është trajtuar si një aksident.

Boupendza, i cili ishte pjesë e klubit Zhejiang FC të Superligës kineze që nga fillimi i këtij viti, ka luajtur më herët për FC Cincinnati dhe Rapid București.

Ai u bë i njohur dhe i vlerësuar si një sulmues i fortë, veçanërisht për paraqitjet e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) me Gabonin.

Zyrtarët e klubit Zhejiang FC shprehën ngushëllime për humbjen dhe premtuan të bashkëpunojnë me autoritetet për të kryer hetimet e nevojshme.

Po ashtu, Federata Gaboneze e Futbollit (FEGAFOOT) njoftoi për tragjedinë dhe u shpreh ngushëllime për familjen dhe komunitetin futbollistik.

Në një mesazh emocionues, presidenti i përkohshëm i Gabonit, Brice Clotaire Oligui Nguema, shprehu pikëllimin e tij dhe ofroi ngushëllime për familjen e Boupendza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026