BE kërkon të përfshihet në planin SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë

20 Nëntor 2025 | 11:41

Bashkimi Evropian ka kërkuar të jetë pjesë e çdo negociate mbi një plan 28-pikësh të hartuar nga SHBA-të dhe Rusia për të dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se çdo përpjekje diplomatike duhet të përfshijë Kievin dhe udhëheqësit evropianë.

Plani, i raportuar për herë të parë nga media amerikane Axios, përmban kushte të cilat do të ishin shumë të pafavorshme për Ukrainën, përfshirë dorëzimin e plotë të Donbasit dhe kufizime mbi forcat e armatosura të vendit.

Zbulimet dolën përpara takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel, ku lufta e agresionit rus dominoi axhendën. Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se Evropa mbështet një paqe afatgjatë dhe të drejtë dhe se çdo plan duhet të përfshijë ukrainas dhe evropianë për të pasur efekt.

Ajo shtoi gjithashtu se Rusia nuk ka bërë asnjë lëshim, duke vijuar bombardimet dhe vrasjet e civilëve, dhe se zgjidhja e konfliktit nuk mund të arrihet pa ndërprerjen e agresionit nga Moska.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026