BE konfirmon për Euronews Albania: IBAR ka kaluar në COELA

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
21 Maj 2026 | 13:23

Burime nga Bashkimi Europian konfirmojnë për Euronews Albania se drafti i IBAR ka kaluar sot në grupin e punës COELA, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas burimeve nga BE, COELA ka arritur një marrëveshje mbi draftin e qëndrimit të përkohshëm të përbashkët të BE-së (EUCP), çka nënkupton se dosja pritet të kalojë nesër pasdite për miratim në nivelin e ambasadorëve të vendeve anëtare në COREPER.

Pas këtij hapi procedural, pritet që në ditët në vijim të konfirmohet zyrtarisht edhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare (IGC).

Kalimi i draftit në COELA konsiderohet një zhvillim pozitiv në kuadër të avancimit të procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026