BE parashikon përmirësim të ekonomisë gjatë këtij viti

14 Shkurt 2023 | 15:48

Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian ka treguar parashikimin e saj për rritjen ekonomike për vitin 2023 dhe pret që BE-ja të shmangë për pak një recesion.

Komisioni Evropian pret që rritja për 20 vendet e BE-së që përdorin monedhën euro të arrijë në 0.8% dhe rritja e përgjithshme për bllokun 27-anëtarësh të jetë 0.9%, shkruan KosovaPress.

Meritat e përmirësimit iu dhanë nivelit të lartë të depozitimit të gazit natyror që ka zbutur frikën e racionimit të energjisë gjatë dimrit. Ndërmarrjet dhe qeveritë evropiane u përpoqën të gjenin furnizime të reja alternative pasi Rusia ndërpreu shumicën e furnizimeve të gazit natyror në Evropë, në mes të luftës në Ukrainë.

Çmimet e gazit natyror, i përdorur për ngrohjen e shtëpive, industrinë e karburantit dhe prodhimin e energjisë elektrike, arritën nivele rekord verën e kaluar, duke u rritur deri në 18 herë mbi nivelin e para krizës dhe i bëri familjet dhe bizneset të reduktojnë përdorimin e tyre.

Çmimet që atëherë kanë rënë nga ai kulm, megjithëse vazhdojnë të jenë rreth tre herë më të larta se përpara se Rusia të fillonte luftën në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026