Putin mesazh Vuçiçit: E vlerësojmë politikën e ndjekur nga Beogradi

14 Shkurt 2023 | 15:27

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi.

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, tha Putin në një mesazh urimi dërguar Vuçiçit nga ambasadori rus Aleksandër Bocan-Kharchenko të martën, më 14 shkurt.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia mbështet përpjekjet e Serbisë “që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Në letër, presidenti rus shprehu besimin e tij se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e “kombeve vëllazërore”.

Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, thuhet se Serbia ka respektuar rezolutat përkatëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por shprehet keqardhje për faktin se Serbia ka dështuar vazhdimisht të jetë në përputhje me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026