BE: Priten pasoja nëse nuk zbatohet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë
Bashkimi Evropian është duke insistuar që Kosova dhe Serbia e kanë për obligim që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, bashkë me aneksin për të, pasi në të kundërtën do të përballen me pasoja.
Lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje është deklaruar të martën sërish, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai është përgjigjur në pyetjet rreth deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili është cituar – nga mediat në Serbi – të ketë thënë se do t’i zbatojë disa pjesë të marrëveshjes, por disa tjera nuk do t’i pranojë.
Vuçiç po ashtu, është cituar të ketë thënë se, qëndrimet e tij për moszbatim të disa pikave të marrëveshjes, ua ka shprehur qartë disa bashkëbiseduesve evropianë.
Një deklaratë e tillë e presidentit të Serbisë është në kundërshtim me deklaratat e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, se palët janë pajtuar për të gjitha pikat e marrëveshjes, dhe për të gjitha pikat e aneksit për zbatimin e saj.
Sipas Stano zbatimi është kyç për palët që të dëshmojnë se sa janë partnere të besueshme për BE-në dhe vendet anëtare.
Mes tjerash, ai ka thënë se do të monitorohet qartë niveli i zbatimit, dhe nëse nuk zbatohen pjesë të Marrëveshjes, do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së, por edhe pasoja financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar