Ish-zv. kryeministri serb: Nuk jam optimist për marrëveshjen e Ohrit

7 Prill 2023 | 23:25

Ish-zv. kryeministri i Republikës së Serbisë, Zharko Koraç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se nuk është optimist për marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij është e pakuptimtë se si nga njëra anë Vuçiç nuk e njeh Kosovën dhe nga ana tjetër ka një marrëveshje që është detyruese për Serbinë.

“Nëse flas për anën serbe dhe të Vuçiçit, ka mundësi të pranojë një pjesë të marrëveshjes. Do t’ju jap një shembull. Në marrëveshje ka që Serbia do ti njohë kartat e identitetit dhe pasaportat të Kosovës. Sinqerisht, nuk mendoj se shumica e serbëve, ndoshta 99% syresh nuk e dinë që qytetarët kosovarë kur vijnë në kufirin serb, i dorëzojnë dokumentet që nuk i njohin dhe marrin një dokument për t’u futur në Serbi. Por nëse i njohin këto dokumente, gjë që mendoj se do te ndodhë, njerëzit do të shkojnë me karta identiteti dhe pasaportat. Por askush në Serbi s’do ta dinte, sepse është thjesht çështje kufitare. Vuçiçi do ishte i kujdesshëm së pari për të njohur pjesë të kësaj marrëveshjeje që nuk do të bëjë shumë bujë publikisht. Njësoj edhe për Kurtin.

Mendoj se duhet të tregohemi të duruar. S’është ajo lloj marrëveshjeje për të cilën do të ketë zbatim të menjëhershëm. Kam frikë se kjo do të jetë një marrëveshje që do të ecë shumë ngadalë,” – deklaroi Koraç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026