BE pro rifillimit të kontakteve me Moskën: Të caktohet një i dërguar i posaçëm

Flamujt të Bashkimit Evropian
4 Shkurt 2026 | 16:59

Bashkimi Evropian duhet të caktojë një të dërguar të posaçëm për të rihapur kanalet diplomatike me Rusinë, në kuadër të negociatave të vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Apeli është bërë nga kryeministrja e Letonisë dhe presidenti i Estonisë, pas ndryshimit të këndvështrimit strategjik që erdhi nga lënia e Unionit jashtë bisedimeve për paqen, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë javës, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Parisi zyrtar ka nisur punën në nivel teknik për të caktuar një të dërguar, një nismë që u mbështet nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Megjithatë, kryeministrja Evika Silina dhe presidenti Alar Karis kanë deklaruar se çdo komunikim me Rusinë duhet të bëhet në konsultim me Kievin dhe kanë sugjeruar se interlokutori, që nuk është caktuar ende, duhet të jetë një figurë konsensuale.

“Mendoj se diplomacia duhet të veprojë. Gjithmonë do na duhet të flasim, edhe pse izolimi dhe sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë”, ka deklaruar për Euroneës kryeministrja Silina.

Duke nënvizuar se BE duhet të jetë i pranishëm në tryezën e negociatave, ajo ka propozuar presidentin Macron, kancelarin Merz, kryeministrin polak Tusk dhe kryeministrin Starmer si përfaqësues të mundshëm. Por ndryshe nga Macron, Merz i ka refuzuar bisedimet direkte me Moskën.

Ndërkohë, presidenti estonez nuk ka përmendur emra por ka theksuar se zyrtari i posaçëm duhet të vijë nga vendet e mëdha evropiane dhe të gëzojë besueshmëri nga të dyja palët.

Ideja për caktimin e një të dërguari qarkulloi për herë të parë verën e kaluar, por atëherë shumica e liderëve evropianë e konsideruan atë të papërshtatshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026

Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?

Polonia dhe Ukraina kanë qenë prej kohësh aleatët më të ngushtë. Mbështetja politike dhe ushtarake nga Polonia kontribuoi shumë në mbrojtjen me sukses të Ukrainës në fillim...
11:39 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026