BE: Qeverisë së Kosovës ia kemi komunikuar masat ndëshkuese që më 28 qershor
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar gjatë mbrëmjes së 1 korrikut se Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.
“Kosova, për keqardhje, akoma nuk i ka bërë hapat e domosdoshëm. Prandaj BE-ja, siç kishte paralajmëruar në deklaratën e tij në emër të shteteve anëtare më 3 qershor përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, ka marrë vendim për implementimin e disa masave”, thuhet në këtë përgjigje.
Në përgjigjen për REL-in, më pas numërohen masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.
Ato përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.
“Komisioni Evropian i ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor [për këto masa]. Këto masa janë të përkohshme dhe krejtësisht të kthyeshme varësisht nga zhvillimet në terren dhe vendimet për shtensionim të situatës nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sanksionet ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për rrëzimin e Kurtit, interes kombëtar
- Gërvalla: Masat ndëshkuese të BE-së për Kosovën japin mesazh të rrezikshëm
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë