BE: Serbia do të ketë pasoja për mospërshtatje me politikën tonë të jashtme
Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për shkak të mospërshtatjes me qëndrimet e politikës së jashtme të bllokut, gjë e cila, sipas bllokut është pjesë përbërëse e integrimit evropian.
Ky reagim i zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Eric Mamer, pasi Serbia nuk e mbështeti deklaratën e 27 shteteve të BE-së lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny. Përmes kësaj deklarate, BE-ja fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e kritikut të Kremlinit.
Mamer tha se për mospërshtatjen me qëndrimet e politikës së jashtme dhe ato të sigurisë, Serbinë, shtet kandidat për anëtarësim në BE, do të ketë pasoja.
“Përshtatja është pjesë e procesit të anëtarësimit. Qartëka pasoja në rast të mospërshtatjes me pozicionet e BE-së pasi kjo është një kërkesë bazike që një vend duhet të përshtatet me këto qëndrime për t’u bërë vend anëtar i BE-së. E Serbia është shprehur se anëtarësimi në BE është një qëllim strategjik i saj”, tha ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, përsëriti thirrjen për të gjitha shteteve që të përshtaten me politikat e saj dhe të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave evropiane.
“Bashkimi Evropian dëshiron që të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si në partnere të besueshme evropiane për parimet e përbashkëta, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin. Deklarata për Navalnyn ishte pikërisht për vlerat dhe parimet, pasi kishte të bënte me një vdekje të papritur të një të burgosuri politik, si rezultat i veprimeve të autoriteteve ndaj tij”, tha Stano.
“BE-ja dhe vendet anëtare kanë përsëritur në dhjetori në konkluzat e takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme pritjet e tyre të fuqishme që Serbia të shtojë përpjekjet për t’u përshtatur në tërësi me qëndrimet e përbashkëta të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe me masat restriktive, përfshirë ato ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:35 PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD
- 19:35 LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD