Vuçiç flet serbisht në Tiranë: Serbia do kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës

28 Shkurt 2024 | 11:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po merr pjesë sot në Tiranë në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, liderë të 13 vendeve evropiane dhe zyrtarë të BE-së.

Serbia është i vetmi vend që do të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet të miratohet. Këtë e ka thënë presidentin Vuçiç në deklaratën për mediat.  Ai tha se Serbia do të kërkojë që të hiqen nga deklarata:

1. Sanksionet për Federatën Ruse

2. Ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit

3. Që në tekst nuk thuhet “Vendi” por “Gjashtë Ballkani Perëndimor”. Vendi ynë e kërkoi këtë kërkesë për shkak të të ashtuquajturës Kosovë, sepse Serbia kurrë nuk do ta quajë Kosovën “shtet”.

Në Samit marrin pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.

Samiti ka si qëllim solidaritetin e mëtejshëm të vendeve të Evropës Lindore, në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

Vendet pjesëmarrëse do të diskutojnë se si mund të punojnë së bashku dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë duke mbështetur Ukrainën.

Samiti do të mbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.

Kujtojmë se më herët mëngjesin e kësaj të mërkure u nënshkrua “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”, nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Gjatë taimeve bilaterale, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhrin e “Princit Jaroslav i Urti”, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026