BE-Serbisë: Respektoni vendimin për sanksione
Bashkimi Evropian pret që Beogradi zyrtar të respektojë vendimet në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, u tha sot në Bruksel.
“Ne presim që të gjitha vendet që duan marrëdhënie më të ngushta me BE-në të jenë në përputhje me politikën tonë të sanksioneve”, tha zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Eric Mammer.
Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim, kujtoi: “Vendet kandidate, si Serbia, pritet të respektojnë vendimin dhe pozicionimin e BE-së për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë”.
Më 22 shkurt, kur Bashkimi Evropian vendosi paketën e parë të sanksioneve ndaj Rusisë, tha se pret që Serbia t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës për harmonizim me politikën e jashtme të BE-së.
Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë më 25 shkurt, presidenti Vuçiç deklaroi se Serbia e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë Ukrainën, por se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e BE-së ndaj Rusisë, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit. Shtetet perëndimore kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.
Nga vendet e rajonit Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.
Shqipëria i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:35 PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD