“BE ‘tigër prej letre’ pa SHBA-të”- Gërvalla shpjegon deklaratën që ngjalli debat
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla foli në një intervistë ekskluzive në Euronews Albania për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe zbatimin e dakordësisë për shtensionimin e situatës të arritur me BE-në.
Gërvalla iu rikthye dhe njëherë deklarëtës së saj, se BE-ja pa ShteteT e Bashkuara të Amerikës, në aspektin e sigurisë, është një tigër prej letre.
Ajo shtoi se deklarata e saj u tjetërsua nga Miroslav Lajçak dhe u përgjithësua, ndërkohë që ajo e tha atë vetëm për aspektin e sigurisë.
Ministrja e Jashtme, shtoi se Kosova duhet ta ketë të qartë se në aspektin e sigurisë nuk duhet të mbështetet vetëm te Bashkimi Evropian, por më kryesorja është mbështetja amerikane. Sipas saj fati i mirë i Kosovës është që si BE dhe SHBA janë në sinkron me njëra tjetrën për sa i përket sigurisë në Kosovë.
“Lajçak u përpoq që ta tjetërsonte deklaratën time. Ajo që thashë unë se në aspektin e sigurisë, për shkak se nuk është unik, BE është një “tigër prej letre” pa NATO-n dhe SHBA-të. Gjë që përputhet me realitetin ku jetojmë. Zoti Lajçak u përpoq që ta transmetonte si një kritikë ndaj BE-së, në përgjithësi, që e tillë nuk ishte. Këto tendenca kanë qenë edhe në mediumet tona, unë nuk e kam vendosur BE-në si të tillë, kam marrë vetëm një aspekt që është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor në këto kohë të trazuara duhet ta dijë sa mund të mbështet te BE, kur kemi të bëjmë me cënimin e sigurisë.
Po të mbështetemi vetëm në BE për çështjet e sigurisë atëherë kam frikë se nuk kemi zgjedhur rrugën e duhur. Por ne nuk e kemi këtë sfidë pasi si SHBA dhe NATO, siç e kemi parë në samitin e NATO-s janë të përkushtuara në rajonin tonë dhe së bashku me BE-në do të gjejmë zgjidhjet e duhura”, tha Gërvalla.
LEXO GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë