Gërvalla përshëndet vendimin e SHBA për Vulin: Të njëjtën gjë të bëjë dhe BE

12 Korrik 2023 | 16:17

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka përshëndetur vendimin e djeshëm të Thesarit Amerikan për të vendosur sanksione për ish-ministrin serb Aleksandër Vulin.

Në një intervistë ekskluzive në Euronews Albania, me Thimi Samarxhiun, ajo theksoi se Vulin ishte një kërcënim për Kosovën por dhe për rajonin.
Sipas saj të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe BE.

“Unë përshëndes vendimin e djeshëm të Thesarit Amerikan për Aleksandër Vulin, që është figura më e rëndësishme e Rusisë në Serbi, por është implikuar në të gjitha llojet e krimeve që nga droga e mafia, që e bëjnë një person që paraqet rrezikshmëri për Serbinë por dhe për rajonin, sidomos për Kosovën. Edhe BE duhet të jetë në  gjendje të identifikojë ata që paraqesin rrezik për Kosovës dhe për rajonin tonë. BE duhet të jetë më aktive në tema të tilla”- tha ajo.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026