BE vendos sanksione kundër 26 oligarkëve rusë
Në një lëvizje të paprecedentë, Bashkimi Europian ka vendosur sanksione kundër disa prej personave më të pushtetshëm në Rusi.
Të hënën, unioni publikoi të hënë një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione.
Në listë bëjnë pjesë:
- Sekretari i shtypit të Kremlinit, Dmitry Peskov
- Alexander Ponomarenko, kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
- Igor Sechin, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft
- Nikolay Tokarev, Drejtori Ekzekutiv i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës
- Prezantues dhe gazetarë të televizionit kombëtar
BE do të sanksionojë edhe Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila pretendohet se ka ndihmuar aneksimin e Krimesë në 2014.
Në një deklaratë për shtyp, shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, tha se unioni ka vënë në shënjestër të gjithë ata “që kanë një rol të rëndësishëm ekonomik” në regjimin e Putin.
Borrell shtoi se sanksionet do të “nxjerrin në pah pasurinë e vërtetë të elitës së Putinit” duke garantuar se ata që ndihmuan në pushtimin e Ukrainës “do të paguajnë shtrenjtë për veprimet e tyre”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:53 Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
- 14:40 Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim