BE vlerëson progresin e Shqipërisë, Kos: Objektivi, mbyllja e kapitujve deri në 2027
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, vlerëson se Shqipëria po bën përparim të shpejtë në negociatat për integrimin në union.
Në një postim në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje deklaratën e saj të mbajtur javën e kaluar në Parlamentin Europian, Kos thotë se përparimi në negociata është një shenjë e qartë e angazhimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të Shqipërisë.
“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po përparojnë me një ritëm të paparë më parë, siç u theksua, me disa arritje të rëndësishme të realizuara gjatë muajve të fundit dhe me të tjera që priten së shpejti. Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po e çon përpara këtë proces duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne vazhdojmë të mbajmë një fokus shumë të fortë te reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Nga Shqipëria pritet të konsolidojë më tej progresin shumë të mirë në këtë drejtim”, thotë Marta Kos
Për Komisioneren Kos, përfshirja e të gjithë shoqërisë do të jetë thelbësore për të arritur qëllimin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027.
“Përparimi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi sinqerisht të përkushtuar për të përcaktuar një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE. Zgjerimi është një projekt gjithëpërfshirës për shoqërinë dhe do të kërkohet angazhim i plotë nga e gjithë shoqëria shqiptare për të arritur objektivin ambicioz, por realist, të mbylljes së të gjitha kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027”, thotë Marta Kos.
Një javë më parë, Parlamenti Europian miratoi me 502 vota pro dhe 120 kundër progres-raportin për vitet 2023–2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
“Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën