Bebet nuk duhet të lahen në det
Bebet nuk duhet të lahen në det!
Ndonëse jemi në mes të sezonit të plazhit shumë prindër i marrin fëmijët në plazhe por nuk infomohen se kur është momenti që ata duhet të bien në kontakt me ujin në det.

Mjekët pediatër ngrënë alarmin si dhe listojnë efektet e padëshiruara që mund të shfaqen tek fëmijët nëse lahen në det.
Mjekja pediatre pranë Qendrës Shëndetësore nr.2 në kryeqytet, Sonila Brati tregon për Euronews Albania se kur është mosha ideale kur prindërit mund të cojnë fëmijët në plazh.

“Fëmijët e vegjël duhet të kenë shumë kujdes nga uji i detit dhe i pishinave. Të vegjlit e moshës 6 muaj e sipër këshillohen të lahen në ujin e detit. Nuk rekomamdohet mosha më e vogël pasi fëmija mund të ketë mundësi irritimi të lëkurës dhe infeksione”, u shpreh mjekja.
Imuniteti i foshnjave nuk është plotësisht i zhvilluar dhe ata mund të sëmuren duke hyrë në det.

Mjekja Brati tregon edhe domosdoshmërinë e përdorimit të kremërave mbrojtës si dhe oraret e ekspozimit.
“Kujdes duhet dhe nga rrezet e diellit me kremra me SPF 30 50. Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në orët e pikut 10-17”, u shpreh mjekja.
Çfarë duhet të keni kujdes:
Foshnjat deri në një vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta në det. Fëmijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç nuk duhet të kalojnë 20 deri në 40 minuta.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen