Befason emigranti nga Londra, vjen me makinën me shqiponjën Kuq e Zi në Euronews
Ilir Dedaj (drejtor marketingu, ish-polic) është një emigrant shqiptar që jeton në Londër, por që tregon me shumë pasion dashurinë e tij për atdheun.
Iliri ka ardhur nga Londra drejt Tiranës, por ardhja e tij këtë herë është karakterizuar nga element tipik shqiptar.
Me plis dhe me shqiponjën e flamurit shqiptar, që ka mbuluar pjesën më të madhe të makinës së tij, Iliri ka ardhur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews.
Ai tha se duke qenë se këtë vit është edhe viti i Shqipërisë në kampionatin europian të Futbollit, ka zgjedhur që të lyejë makinën me ngjyrat e flamurit Kombëtar, për të treguar dashurinë për vendin e tij.
“Nuk na lodh kurrë atdheu. Këtë herë kam ardhur me avion, por makinën e kam pasur këtu. Pasi e vesha makinën me shqiponjën kuqezi, nisa edhe udhëtimet. Vjen në planin e kuq, duke u shndërruar në të zezë. Është punuar aq bukur, saqë ti e shikon duke ardhur shndërrohet komplet në të zezë. Simbolet e kombit janë aty dhe mbrapa shikohet se shqiponja është në fluturim.
Dhe kjo e përmbledh të gjithë atë. Pastaj ne jemi edhe në vitin e Shqipërisë në kampionatin Europian. Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, sepse rrënjët tona janë shqiptarë. Ne emigrantët ndoshta e ndiejmë pak më shumë dashurinë për atdheun, sepse ju jeni këtu përditë me hallet dhe problemet. Kurse ne e shikojmë me sy tjetër.
Duke qenë të larguar nga atdheu, edhe dashuria është më e madhe. Duke parë në këtë aspekt, edhe Shqipërinë që është në kampionatin europian, vendosa ta bëj makinën kuqezi. Çfarë do më ndalonte të udhëtoj edhe në Europë me këtë makinë”, tha Ilir Dedaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit