Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Genti Shalës si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Sipas njoftimit vendimi është shpallur të enjten me 11 dhjetor dhe hyn në fyqi mejëherë.
“Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor,
D E K R E T O J: Neni 1. Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve. Neni 2, Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë