Begaj në Kalabri, takohet me komunitetin shqiptar dhe autoritetet lokale

20 Tetor 2023 | 19:22

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbëreshe me emrin Puheri.

Zyra për shtyp e presidentit bëri me dije se kreu i shtetit u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive. Gjatë qëndrimit në provincën  Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe, “San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”. Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllakatë e vendosur në dedikim të kësaj vizite. Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

“Përveç anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale. Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshëndesin shqip ‘Mirë se erdhët!’ Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidentin Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë.  Ajo që është përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu  brenda në kishë” .

Kreu i shtetit u shprehu falënderim autoriteteve lokale dhe komunitetit arbëresh për mikpritjen dhe gjithçka kanë bërë për të mbrojtur identitetin kombëtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026