Begaj: Urime Kosovë, tashmë anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO

27 Maj 2024 | 13:16

Kosovës iu miratua këtë të hënë statusi si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime.

Për këtë veprim ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka uruar Kosovën për këtë avancim.

“Urime, Kosovë, për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026