English

“Bëja të vështirë vlla” Përgjimet që “fundosën” policët në Rinas, skema e rryshfetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e së hënës masat e sigurisë për tetë efektivë të komisariatit të Rinasit pas një hetimi një-vjeçar.

- Advertisement -

Skema e kalimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian të personave të cilët e kishin të ndaluar është bërë pas arrestimit të Eno Sulejmanit pasi në mars të këtij viti u kap me 1 kg kokainë në makinë.

Pas zbërthimit të tabulateve telefonike janë zbuluar komunikimet që Eneo Suljemani kishte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor.

Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në qeli do t’i komunikohet masa arrest me burg Eneo Sulejmanit. Për 3 efektivët e tjerë, Sokol Xhika, Aris Drini dhe Ermal Mesi gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie.

“Detyrim paraqitje” është vendosur për Argil Hasa, Ylli Prençi, Enkis Aliaj dhe Rei Shenjtolli.

Mbi 200 persona të deportuar, persona me masë sigurie, tejkalim të ditëve të qëndrimit dhe të mitur të papajisur me prokur nga prindërit kanë kaluar territorin e Shqipërisë drejt vendeve të BE-së.

Eneo Sulejmani ka në pronësi një agjenci turistike dhe përmes saj teksa iu priste biletën pasagjerëve komunikonte me efektivin Tereziu për të bërë verifikimet në sistemin TIMS në mënyrë që më pas t’i lejonin të udhëtonin jashtë vendit.

Në varësi të problematikës efektivi i Rinasit jepte udhëzimet mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të bënte pasagjeri, ku destinacion fillestar ishin aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimit tranzit drejt vendeve të BE.

Euronews Albania disponon dosjen e komunikeve mes Eneo Sulejmanit dhe efektivëve. Komunikimet janë zhvilluar në ëhatsapp dhe apilikacionin Signal, ku në njërin prej rasteve kërkohet për tu kaluar jashtë vendit një person që ishte në “Arrest shtëpie”.

Pjesë nga përgjimet:

Eneo: O vlla. Kemi  shok me arrest shtepie. Niset dot

Brikeni: Duhet me e pa. ma nis ta shof

Eneo: Po ja tma nisi. Tani

Në një rast të zbardhur në dosje, Eneo i thotë efektivit të policisë, Briken Terziu “bëja pak të vështirë” kalimin një shtetaseje, ndërsa Brikeni i thotë “ajo nuk më la gjë vëlla”.

Pjesë nga përgjimet:

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes vlla

Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej

Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe

Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej

Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ma nis pasap vlla

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Z.J. Shife boja pak tveshtir vlla

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit V.J. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty

Briken: Ok

Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Veç mthuj ku vlla

Briken: Nr 8

Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen

Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ajo gruaja Zamira nuk ka len gje vlla

Rastet  më të shumta të kësaj skeme ryshfeti janë ato të tejkalimit të ditëve të qëndrimit në vendet e BE-së dhe në varësi të problematikave që udhëtarët kishin paguanin nga 50-500 euro.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?