Beleri-Begaj në Gjykatë, gazetari: Mund të kemi pezullim të dekretit për zgjedhjet

26 Korrik 2024 | 12:54

Ditën e sotme në Gjykatën Administrative të Tiranës do të mbahet procesi, pas kallëzimit të Fredi Belerit ndaj Presidentit Bajram Begaj, për dekretin e 4 gushtit të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

Gazetari i Euroneës Albania, Eni Ferhati, tha se Beleri ka kërkuar shpalljen të pavlefshëm të këtij dekreti, pasi sipas tij, janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ferhati tha gjithashtu se nëse gjykata do e vlerësojë padinë e Belerit si një çështje që legjitimohet, atëherë sipas tij, ndoshta mund të kemi edhe një pezullim apo anulim të dekretit të Presidentit Begaj për datën e zgjedhjeve.

“Sot në orën 13:30 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ku Fredi Beleri paditi Presidentin Bajram Begaj, pasi ky i fundit dekretoi 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë.

Beleri kërkoi që dekreti i Presidentit të shpallet i pavlefshëm, pasi sipas tij, janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës. Pritet që ditën e sotme të jetë seanca e parë ku të legjitimohen palët, qoftë avokatët e Belerit, bashkë me mbështetësit e tij përfshi edhe Vangjel Dulen që pritet të jetë në seancë. Ndërkohë që priten të jenë edhe pala tjetër e paditur, juristët e Presidentit të Republikës.

Mbetet për t’u parë nëse do të kemi veprime të tjera proceduriale në të tilla procese siç është sigurimi i një padie, që do të thotë që automatikisht nëse Gjykata do të vlerësojë që kemi një çështje që legjitimohet, ndoshta mund të kemi edhe një anulim apo pezullim të këtij dekreti për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026