English

Tavo i shtrin dorën e bashkëpunimit Belerit si eurodeputet në Parlamentin Europian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Fredi Belerin si eurodeputet i Parlamentin Evropian me qëllim zgjidhjen e problematikave të mbartura ndër vite në Himarë.

- Advertisement -

Përmes një mesazhi të gjatë në faqen e vet në Facebook të shkruar në dy gjuhë, shqip dhe greqisht Tavo bën thirrje për të lënë pas konfliktet politike dhe sulmet personale të së shkuarës për të punuar në shërbim të komunitetit të Himarës dhe në bashkëpunim të përhershëm me ta.

“Unë besoj te bashkëpunimi si çelësi i suksesit. Angazhohem se bashkëpunimi gjithëpërfshirës, me Eurodeputetin Fredi Beleri, si edhe me këdo institucion apo person tjetër është një domosdoshmëri në favor e në të mirë të Himarës, të Grekëve të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve normale midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Nuk do konsumohem në sulme personale, nuk do merrem me veprime e sjellje të kohës së shkuar që e mbajtën Himarën në vend numëro. Nuk e kemi kohën e as luksin, sepse duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e problemeve që kemi përpara dhe që na presin në të ardhmen.

Nuk ka më vend për ata që tundin gishtin dhe bëjnë leksione politike, teksa bëjnë karrierë duke u mbështetur në strategji personale dhe duke korrur fitime private, për ata që përçanë Minoritetin dhe në vend që t’i shërbejnë komunitetit i shërbejnë klaneve të tyre të ngushta dhe miqve të paktë”, thotë Tavo ndër të tjera.

Në mesazhin e tij Tavo nuk lë pa përmendur një nga çështjet më të nxehta të kësaj krahine, çështja e pronave të banorëve vendas, e pazgjidhur plotësisht pas 30 vjetësh, kandidati i PS shprehet se askush nuk do të përfitojë ndonjë metër katror të banorëve të Himarës me firmën e Vangjel Tavo

“Himarjotët kanë të drejtën e Zotit ta gëzojnë rivierën e tyre të mrekullueshme, pronat e tyre. Ta harrojë kushdo se mund të përfitojë ndonjë metër katror të banorëve të Himarës me firmën e Vangjel Tavos. Kjo s’ do të ndodhë kurrë.

Askush nuk do ta zaptojë pronën e himarjotëve. Askush që tenton të zaptojë pronën e tyre nuk e ka dhe nuk ka për ta pasur kurrë të hapur derën e Bashkisë së Himarës dhe kurrë firmën, mbështetjen dhe vullnetin e Vangjel Tavos. Por, dera ime do jetë e hapur për të gjithë investitorët e ligjshëm të huaj apo vendas, që, me paratë e tyre do t’ i shërbejnë zhvillimit dhe ekonomisë së banorëve të Himarës por pa cenuar as edhe një pëllëmbë të pronës së himarjotëve.

Unë, nuk do të toleroj askënd që të abuzojë me pronat e Himarjotëve. Inkurajoj vetë Himarjotët që pasi të marrin certifikatat e pronësisë, proces që përfundon në tetor dhe kur çdo Himarjot do jetë i pajisur me certifikatën e pronësisë, të investojnë në tokën dhe pronën e tyre, me mbështetjen e plotë timen dhe të Bashkisë së Himarës”, shprehet Tavo.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?