Beleri sot në GJKKO, Omonia paralajmëron protesta

11 Dhjetor 2023 | 11:41

Në ambientete e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korruspionit pritet të mbahet këtë të hënë seanca për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit për leje të posaçme nga qelia, në mënyrë që të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Shoqata Omonia ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet e jashtme të gjykatës, ku mbështetësit e Belerit do të kërkojnë betimin e tij si kryebashkiak.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Omonia u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, që do të mbahet në orën 14:00, kur do të fillojë dhe seanca gjyqësore.

“Himara më 14 maj zgjodhi kryetarin e Bashkisë. Çdo vendim ndryshe nga ai që do populli, është i papranueshëm. Koha që tallja të marrë fund”, njofton Omonia.

Edhe mediat greke bëjnë me dije se se mbështetësit e Belerit do të organizojnë një protestë para SPAK.

“Një tubim njerëzish, përfshirë miq dhe të afërm nga Himara, pritet të jenë jashtë gjykatës për të shprehur mbështetjen për Belerin, i cili ndodhet në burg prej shtatë muajsh”, njoftoi media shtetëror greke ERT.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026