Beleri takim “kokë më kokë” me Mitsotakis në Athinë, zbardhet biseda
Fredi Beleri ka udhëtuar këtë të hënë nga burgu i Fierit, drejt Athinës, pasi mundi të merrte lejen për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg.
I pa shoqëruar nga efektivët, Beleri mbërriti në Athinë në rreth orës 12:30, ku u prit në një takim rreth 40 minuta nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Mediat greke shkruajnë se takimi ishte i ngrohtë dhe u zhvillua në Pallatin Maximos.
Kryeministri grek e uroi Belerin duke thënë se “shpresonte që shumë shpejt ai të dalë përgjithmonë nga burgu”.
“Kam shumë arsye, i dashur Fredi, të jem i lumtur t’ju mirëpres sot në Megaros Maximos. Së pari, më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si eurodeputet grek, në Bruksel dhe Strasburg, me Demokracinë e Re. Jam i sigurt se do t’i përmbushni plotësisht detyrat tuaja. Më lejoni t’ju them se sa i lumtur jam që kësaj aventure të madhe po i vjen fundi. Është e vetëkuptueshme, ju keni marrë licencën që të mund të ushtronit detyrat tuaja dhe të bënit betimin. Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të ecim përpara, të shohim përpara”, tha Kyriakos Mitsotakis.
Nga ana e tij, eurodeputeti Beleri falenderoi kryeministrin grek për mbështetjen e dhënë. Ai shtoi se: “Kryeministër, dua t’ju falënderoj personalisht që më keni mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do të nderoj besimin që më keni dhënë duke më futur në fletën e votimit për eurodeputet. Mendoj se në shtetin ku jetoj, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur nuk është e vetëkuptueshme. Unë dua të ndihmoj pakicën kombëtare greke të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të stërgjyshërve, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes europiane”.
Pas takimit me kryeministrin grek, Beleri, pritet të udhëtojë drejt Strasburgut ku do të marrë dhe detyrën si eurodeputet. më 20 korrik ai duhet të rikthehet në bugun e Fierit, ku do të duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit prej 2 vjetësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit