Beleri transferohet në Durrës, lë mjediset e spitalit të burgut

23 Gusht 2023 | 15:48

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i arrestuar për shit-blerje votash, është transferuar në paraburgimin e Durrësit.

Beleri deri më tani mbahej në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore ndërsa gjykatat i kanë refuzuar disa herë një masë më të butë sigurie.

Bashkë me të, në Durrës është transferuar edhe ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla i cili gjithashtu mbahej në spitalin e burgut.

Në paraburgimin e Durrësit përveç Belerit e Allës qëndrojnë të izoluar edhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar për korrupsion, shpërdorim detyre apo pastrim parash si sh-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti dhe ish-kryebashkiakët  Vangjush Dako e Safet Gjici.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026