Paralajmërimi i ministrit grek: Bllokojmë financimet nga BE nëse nuk betohet Beleri

21 Gusht 2023 | 13:24

Greqia do të bllokojë çdo financim europian për Shqipërinë nëse Fredi Beleri nuk lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës. Ky është paralajmërimi i ministrit grek të Punës, Andonis Georgiadis gjatë një interviste dhënë për teleivizonin grek ERT.

Georgiadis deklaroi se “shteti fqinj ta harrojë kursin europian nëse pengon betimin e Belerit”.

“Nëse zgjedhjet përsëriten ose betohet një tjetër kryetar bashkie, për Greqinë do të jetë faktor i keq në marrëdhëniet me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar. Shqipëria do ta paguajë shumë shtrenjtë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve. Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, do të duhet ta harrojnë kursin e tyre europian dhe paratë nga Europa”, tha Georgiadis.

Ministri grek bëri thirrje që Shqipëria të rishikojë qëndrimin e saj dhe vlerësoi se mungesa e ftesës për Kryeministrin Rama në darkën informale në Athinë për Ballkanin Perëndimor, është një mesazh i qartë.

“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar gjithë të tjerët përveç Ramës mendoj se tregon që çështja e Fredi Belerit nuk po kalon pa pengesa në qeverinë greke. Ata që menduan se Kyriakos Mitsotakis do të ishte i butë në këtë çështje, e kishin gabim”, shtoi ai.

Të hënën në Athinë do të mbahet darka informale për Ballkanin Perëndimor e thirrur nga Mitsotakis. Kryeministrit Rama nuk i është dërguar ftesë nga homologu i tij grek, por në vend të tij është ftuar Presidenti Begaj. Ky i fundit nuk do të shkojë për shkak të agjendës së planifikuar më herët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026