Belgjika ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare

11 Mars 2023 | 09:12

​Qeveria e Belgjikës ka ndaluar platformën kineze të mediave sociale TikTok në kompjuterët dhe pajisjet celulare të përdorura nga zyrtarët qeveritarë.

Vendimi i qeverisë u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Zv. kryeministri Georges Gilkinet në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha se vendimi për ndalimin u mor në nivel federal.

“Ne morëm një vendim të arsyeshëm dhe të nevojshëm”, tha ai.

Theksohet se përveç qeverisë federale, qeveria flamane gjithashtu do të vendosë një ndalim për TikTok-un për punonjësit publikë. Të njëjtin vendim pritet të marrë së shpejti edhe qeveria valone, transmeton Anadolu.

Qendra belge e sigurisë kibernetike paralajmëroi se TikTok-u mbledh sasi të konsiderueshme të dhënash nga përdoruesit. Ndonjëherë përdoruesit nuk janë në dijeni të tyre dhe kjo paraqet rrezik për sa i përket shkeljes së privatësisë.

Disa vende perëndimore, veçanërisht SHBA-ja dhe institucionet e Bashkimit Evropian (BE) vendosën të ndalojnë përdorimin e TikTok-ut në pajisjet e përdorura nga punonjësit zyrtarë për punë në javët e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026