Benet Beci i përgjigjet akuzës së Berishës: Puna është mesazhi ndaj akuzave politike
Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD, Sali Berisha.
Ky i fundit tha se ka një dosje shumë të rëndë për Benet Becin dhe se ai po mbahet peng me një dosje shumë të rëndë nga Rama. Më tej Berisha shton se lidhur me këtë, PD qëndron kundër politikës së pengjeve.
Pa cekur në asnjë rresht diskursin politik, Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike, diskutime nga të cilat Shkodra ka qenë “peng” i politikës së vjetër prej 30 vitesh.
Kryebashkiaku Benet Beci inspektoi nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvendësuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e biçikletave.
Janë një sërë investimesh që janë në proces në Shkodër, hyrjen e qytetit, Urën e Bohçallekut, rrugën Shirokë Zogaj, pastrimin e Liqenit të cilat krijojnë një impakt jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut.
“Secili bën më mirë atë që di të bëjë më mirë, dikush bën më mirë të flasë dhe të shajë. Ajo që dimë ne të bëjmë më mirë është që të bëjmë punën. Se puna është përgjigjja më e mirë për Shkodrën. Shkodra nuk ka nevojë shumë për një temperaturë politike sesa ka nevojë për një motivim pune. Ne kemi hyrjen e Shkodrës, investimi që filluam sot është investimi Shirokë-Zogaj. Po pastrojmë liqenin. A ka përgjigje më të bukur, më të qetë për qytetin sesa kjo?”-tha Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920