“Beqaj shpëtoi për abuzimin mbi 100 mln euro”, Beci: Për fondet e BE u fut në burg
Ish-prokurori i krimeve të rënda Eugen Beci tha në emisionin Review në Euronews Albania se masa e sigurisë arrest me burg e dhënë për ish-ministrin e shëndetësisë Ilire Beqaj nuk është në proporcion me dëmin e shkaktuar buxhetin e shtetit.
Beci tregoi se nga hetimet e SPAK rezulton se dëmi i shkaktuar nga abuzimi me fondet e BE nga agjencia shtetërore SASPAC që drejtonte Beqaj është rreth 200 mijë euro, që është shumë më pak se dëmi i shkaktuar në rastin e sterilizimit (100 mln euro) dosje për të cilën Beqajt i është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.
“Nga hetimet e SPAK përmes një hetimi të nisur kryesisht për këto fonde në këtë agjenci shtetërore ka arritur të zbulojë 4 pika kryesore, ku vlera totale e dëmit të shkaktuar nga abuzimi është rreth 200 mijë euro.
Te dosja e sterilizimit kemi mbi 100 mln euro dëme por dukshëm kemi një shpërdorim të fondeve shtetërore shumë më tepër se ai i fondeve të BE, në të parën caktohet masa detyrim paraqitje, dhe me 200 mijë euro kemi arrest me burg. Ky person nga data kur i është caktuar masa detyrim paraqitje nuk ka ndryshim të masës së sigurisë. Përvese nuk i ka ndryshuar asnjë situatë nga rrezikshmëria, ai e ka zbatuar në mënyrën më rigoroze masën e sigurisë. Pse u mor masa e arrestit me burg në një kohë që arresti me burg është masa e fundit e sigurisë që duhet të merret kur nuk ka asnjë alternativë tjetër? Duhet të ketë një standard ligjor, pasi subjektivizmi nuk i shërben askujt”, tha Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale