Ish-ministri Ilir Beqaj del sot para GJKKO, do njihet me masën e sigurisë
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe e dy personat e tjerë të arrestuar të enjten Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj do të dalin sot para trupit gjykues të GJKKO ku do të bëhet edhe caktimi i masës së sigurisë.
Beqaj akuzohet për keqpërdorim të fondeve të SASPAC kur ai ishte në krye të kësaj drejtorie. Për këtë çështje më herët janë kryer kontrolle edhe në disa biznese e restorante në kryeqytet, si Gzona, një restorant i dyshuar në pronësi indirekte të Beqajt.
Prokurorët e SPAK dyshojnë se pas artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.
Duke prerë fatura fiktive për darka dhe evente të paqena, dyshohet se ish-ministri abuzonte duke përvetësuar fondet e BE.
Krahas Beqajt, dyshohet se në qendër të kësaj skeme dyshohet se dhe Ermal Kurtulaj, vartës i Beqajt dhe koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë