Beqiri: Janë rritur çmimet e prodhimit, s’mund të jenë ulur ato të konsumit

9 Qershor 2022 | 08:04

Inflacioni në Shqipëri për muajin maj, ishte 6.7% sipas statistikave të Instat, një rritje prej 0.5% krahasuar me muajin prill.

Rritje kanë pësuar edhe indeksi i çmimit të prodhimit me 17% dhe indeksi i çmimit të importit me 10,7 %.

Për ekspertin e ekonomisë, nëse këto rritja e tyre është dyshifrore, është e pamundur që çmimet e konsumit të jenë të ulëta.

“Nëse ne shohim që indeksi i çmimit të prodhimit është në rritje, në tendencë rritjeje, kjo do të thotë që indeksi i çmimit të konsumatorit nuk ka shanse që të jetë në zbritje. Ne presim që në muajt qershor, korrik, si pasojë e rritjes së ideksit të çmimit të prodhimit, të reflektohet më pas në çmimet fundore”, u shpreh ai në emisionin “Mirëmëngjes në “Euronews Albania”.

Sipas tij, inflacioni në vend duhet të jetë më i lartë, pasi në vendet e Ballkanit Perëndimor inflacioni është dy shifror.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026