Berati përcjell me nderime Namir Lapardhanë, i njohur si gazetar dhe figurë e njohur e jetës publike
Mes dhimbjes dhe respektit të thellë, qyteti i Beratit i dha këtë të mërkurë lamtumirën e fundit Namir Lapardhajës, një nga figurat më të njohura të jetës publike dhe kulturore në qytet.
Homazhet u zhvilluan në ambientet e Qendrës Kulturore në Berat, ku morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë. Të pranishmit ndanë kujtime dhe vlerësime për figurën e tij, duke theksuar kontributin në letërsi, gazetari dhe shoqëri, si dhe përkushtimin e tij ndaj komunitetit.
Ngushëllime të shumta mbërritën për bashkëshorten, dy vajzat, nënën dhe të gjithë familjarët e tij.
Yzedin Hima, profesor:
“Unë Namirin nuk e kam njohur thjesht si drejtor të drejtorisë arsimore, por si koleg mësues dhe në fushën e medias dhe krijimtarisë letrare. Edhe pse më i ri, ishte një bashkëbisedues i jashtëzakonshëm, me karakter të fortë, energjik dhe i mençur. Me Namirin jo vetëm që mund të bisedoje, por edhe të mësoje.”
Roland Bejko, ish-prefekt i Beratit:
“Namirin e kam njohur rreth 20 vite më parë, këtu në Berat. Ishte një djalë i brishtë dhe shumë i edukuar, por brenda kishte forcë të madhe. Me kalimin e viteve, ai u bë një figurë e rëndësishme në gazetari dhe jetën aktive të qytetit. Kur kthehesha në Berat, telefonata e parë ishte gjithmonë për Namirin.”
Publicisti Preç Zogaj e cilësoi Namir Lapardhajën një simbol të shoqërisë dhe një model për brezat e ardhshëm:
“Namiri ka moshën e djalit tim, por e kam njohur si një moshatar. Lidhja jonë u krijua përmes librave, veçanërisht përmes poezisë, dhe kjo lidhje na ka mbajtur pranë njëri-tjetrit.”
Pas homazheve, arkëmorti u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa qyteti i Beratit i dha lamtumirën e fundit një intelektuali dhe figurë të dashur për komunitetin.
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim