Bëri aksident 1 javë më parë, humb jetën në spital 21-vjeçari shqiptar në Itali
Erik Fetahu, 21-vjeçari shqiptar i cili u përfshi në një aksident më 26 gusht ka ndërruar jetë. Mediat italiane bëjnë me dije se i riu nuk ka mundur që t’u mbijetoi plagëve që mori në aksidentin automobilistik, ku motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një furgon.
Bëhet e ditur se mjekët i kishin prerë një këmbë në mënyrë që ta mbanin në jetë, por për fat të keq i riu nuk ia doli të mbijetonte.
Aksidenti ndodhi më 26 gusht në San Roço, në zonën e Lodit dhe djali ishte transportuar me helikopter në Pavia, raporton milanotoday.it
Motoçikleta e tij, u përplas kokë më kokë me një furgon në një kthesë, aksident i cili përfundoi me pasoja fatale.
Raportohet se Eriku ishte i pasionuar pas motorëve, ai madje kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato. Shumë e kujtojnë atë si një djalë entuziast dhe me energji.
LEXONI GJITHASHTU:
E fundit/ Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 11:08 E fundit/ Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim