Berisha: 12 nëntori, dita e gjyqit popullor ndaj Ramës

31 Tetor 2022 | 19:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se 12 nëntori, që përkon me protestën e opozitës, do të jetë dita e gjyqit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë fjalës së tij, në seancën plenare në Kuvend, Berisha ftoi të gjithë qytetarët në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Sipas Berishës, mazhoranca nuk mendon për qytetarët, por vetëm për pushtetin e saj.

“12-a është dita e gjyqit, gjyqit popullor. Vrimë miu nuk do gjesh atë ditë, dil po deshe, do të gjejmë aty ku je, edhe zyrën do të ta tregojmë. Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu, një grup super hajnash dhe një turmë që u mban iso këtyre. Si mund të rrini ju me këta?

Këta mendojnë vetëm si të mbajnë karrigen e tyre, derisa t’ua përmbysim karriget atyre. Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e së vërtetë shqiptare, ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë Shqipërusë, të përzëmë këtë bandë nga pushteti”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026