Berisha: “2 Prilli”, kushtrim për të rrëzuar regjimin! Zgjedhjet me qeveri teknike
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë virtualisht këtë të martë, në një ceremoni të mbajtur në Shkodër në përkujtim të 2 Prillit 1991.
Berisha përmes një video-mesazhi, tha se 2 prilli është një kushtrim pë rtë rrëzuar qeverinë, të cilën e cilësoi si një regjim, ku kryeministri Rama ka 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991.
Berisha tha se vrasja e 4 qytetarëve nga regjimi komunit në vitin 1991, duhet të shërbejë si një thirrje për çdo demokratë që të garantojë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ai shtoi se demokratët duhet të mobilizohen që zgjedhjet e ardhshme të realizohen me një qeveri teknike.
“Sot, pas 33 vitesh, ne nderojmë dhe do nderojmë përjetë veprën e martirëve të 2 prillit.
Por duhet të jemi realistë, ne këtë vit, për herë të parë nga ajo datë, i nderojmë me kokën e ulur.
Sepse përsëri në maj të vitit që shkoi, pasardhësit e bllokmenëve hoxhistë, Edi Rama dhe suita e tij i rrëmbyen Shkodrës votën dhe fitoren.
Por kësaj radhe nuk ishin falangat e Sigurimit të Shtetit, por ishin falangat e krimit më të egër, më të urryer të Shkodrës dhe Shqipërisë.
Edi Rama, siç përdori Ramiz Alia policinë politike në vitin 1991, përdori famëzinjtë Bajrat, Gjokat dhe vrasës të tjerë serialë për të mposhtur dhe dhunuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës, që nuk i mposhti kurrë asnjë diktaturë, asnjë pushtim.
Në këtë kontekst, ne jemi pafundësisht të detyruar ndaj idealeve dhe sakrificave të martirëve të 2 prillit.
Të dashur miq, sot Edi Rama ka në duart e tij të zeza pushtet të paktën 10 përqind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1991.
Ai sot kontrollon të gjitha pushtetet.
Edi Rama nuk ka një polici sekrete siç kishte Ramiz Alia, por ka një aleancë të tmerrshme me krimin e organizuar në Shkodër dhe mbarë vendin, me të cilën tmerron qytetarët e lirë dhe i kontrollon ata.
Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën.
Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj.
Që ka boshatisur Shkodrën më shumë se çdo regjim tjetër në tërë hsitorinë e saj.
Ndaj dhe kjo ditë e sakrificës sublime, e martirizimit të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut dhe Besmir Cekës, është ditë kushtrimi, është ditë thirrje për çdo demokrate dhe demokrat, për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve.
Për të rrëzuar këtë regjim dhe të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike.
Edhe njëherë, nderim përjetë veprës, sakrificës së pavdekshme të martirëve të 2 prillit.
Nderimin më të madh familjeve të tyre, Shkodrës, Rozafës së lirisë së shqiptarëve”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta