Berisha: 22 maji propozohet datë për zgjedhjen e kreut të ri të PD
Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit pak para mesnatës së të enjtes, ish-kryeministri Berisha deklaroi datën e zgjedhjeve për kryetar të PD.
Berisha deklaroi për gazetarët se në mbledhje u vendos që zgjedhjet për kreun e ri të partisë të propozohen që të mbahen më 22 maj.
Do të ketë Këshilli Kombëtar që pritet të mblidhet më 30 prill që do të vendosë mbi këtë propozim.
“U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 22 maj”, tha Berisha.
Deri tani kandidat për kryetar është vetëm ish-kryeministri Berisha që ende nuk është kandidaturë zyrtare.
Kuvendi i PD do të zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ky organ më pas do të zgjedhë Kryesinë, nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:11 Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin
- 21:06 “Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor