Berisha: Ajo që ka bërë Rama ndodh vetëm në Korenë e Veriut, të japë dorëheqjen

26 Janar 2023 | 11:41

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend ku ka hedhur akuza duke thënë se kreu i qeverisë Edi Rama ka paguar ish-agjentin e FBI-së McGonigal për të hetuar lobimin e opozitës.

Berisha theksoi se ajo që ka bërë Rama ndodh vetëm në Korenë e Veriut e ndaj sipas tij ai duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA.

“Akuzohet se në raport me Ramën ai ka fshehur , ka manipuluar e falsifikuar dokumente. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë pa karakter, ka marrë  para nga zyra e kryeministrit shqiptar për të hetuar lobimin e opozitës. Ne qëndrojmë sot këtu e deri pasnesër sepse Rama ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa  karakter  për qëllime të pushtetit të tij.

E ka përdorur kundër opozitës. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Sot nuk mund të ketë në Kuvend debat tjetër përveç këtij debati. Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA. Çfarë kërkoni më shumë se kaq? E dini se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri. A e dini ju se ai Damianin”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026