Berisha akuza ndaj Ramës: Qesen me kokainë ia vendosët në stomak
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë Rama për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti në komisariatin nr.3 në Tiranë.
Berisha nënvizoi se në autopsinë e të riut ka pasaktësi dhe nënvizoi se qesja me kokainë iu vendos qëllimisht në stomak.
“Autopsia bëhet nga një grup ekspertësh dhe jo një ekspert i vetëm në terrorin e Ardi Veliut. Një grup kriminal u krijua në këtë sesi të vrasin për së dyti Lear Kurtin jashtë çdo lloj imagjinate. U përsërit edhe njëherë skenari i Klodian Rashës. Dje Ardi Veliu njoftoi se në stomak iu gjet një qese plastike me kokainë. Broçkulla, iu vendos një qese me kokainë atij në stomak. Por nëse nuk ka ndodhur këto, çfarë e shtyu Ardi Veliun dhe Çuçin në një akt mafioz, autopsi, dezinformim? Ku shkuan kamerat? Pse nuk gjenden kamerat e vendit ku e kapi patrulla. Kam dyshime shumë më të mëdha se këto i bëjnë policë të droguar”, u shpreh Berisha në një konferencë për mediat.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku 32-vjeçari u largua me vrap pasi policia i kërkoi mjetin e identifikimit. Pasi efektivët e kapën, e shoqëruan në komisariat. Aty, Kurti nuk u ndje mirë dhe më pas u transportua te Trauma. Policia thotë se humbi jetën në spital, ndërsa Spitali i Traumës njoftoi se erdhi i vdekur.
Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.
Deri në përfundim të hetimeve, efektivët që e shoqëruan janë pezulluar nga detyra.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë