Berisha akuzon ambasadoren Kim se po mbështet ‘prokurime direkte’

26 Janar 2022 | 19:28

Berisha mesazh për Kim: As për 100 vjet s’do gjejnë prova ndaj meje

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët e Patosit në 31-vjetorin e themelit të degës së Partisë Demokratike.

Berisha ka komentuar gjatë këtij takimi deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për korrupsionin në vend.

“Ju garantoj se edhe 100 vite nuk kanë për të gjetur prova për shpifjen që kanë ngritur ndaj meje. Por nga ana tjetër kjo është një motiv që unë të vazhdoj betejën”, tha ish-kreu i PD.

Ish-kryeministri Berisha e quajti ambasadoren “sekretare ideologjike të PS” dhe “zëdhënëse” të Bashës dhe madje e akuzoi indirekt për nxitje të korrupsionit në Shqipëri.

“Jemi pro-amerikanë dhe mirëpresim investitorë amerikanë. I them të mos inkurajojë prokurime direkte në këtë vend. Nëse jeni e interesuar për luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e investimeve të huaja insistoni në tenderë të hapura”, tha Berisha.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026