Berisha: Alqi Bllakon e nxorën nga qelia me ndërhyrje të fuqishme nga qeveria
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Vaut të Dejës deklaroi Alqi Bllako u lirua nga qelia pasi pati një ndërhyrje të fuqishme nga qeveria.
Ndër të tjera Berisha deklaroi se qeveria vjedh të ardhurat në buxhetin e shtetit ndërsa shtoi se po abuzohet me tenderat dhe investimet.
“Qeveria vjedh të ardhurat. 1 kilometër rrugë që kudo në Europë, në fushë ndërtohet me maksimumi 3 mln euro autostrada, këtu ndërtohet me 23-24 milionë. Prokurimet, tenderat që të gjitha janë në fondin limit maksimal. Është e tëra pazar. Ndërtuesi thirret dhe i thuhet me sa e ndërton ti këtë rrugë, ai thotë me 60% jam në rregull, e ndërtoj dhe kam edhe fitim. Atëherë këtë 40% do e marrësh dhe do të ma kthesh mua. Dhe të gjitha punimet dalin me çmime stratosferike. Në vend që të rriten pensionet, rrogat tuaja, të subvencionohen prodhimet tuaja, paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve.
Ju jeni dëgjuar për problemin e djegësave. 3 djegësa kanë kushtuar me faturë 420 milionë euro. Njëri punoi për një farë kohe, ndërsa dy të tjerët nuk ekzistojnë. Çfarë ndodh? Në Shqipëri ndodh ajo që nuk mund të ndodhë kund në botë. Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia marrin nga thesari, çdo javë dhe muaj dhjetëra milionë euro. Nuk ndodh në botë kjo, por këtu ndodh se ndërmarrja është e kryeministrit, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. Një shtet që ka shpallur në kërkim, Zoton, Gugallen dhe Mërtirin dhe atyre u disbursohen çdo javë milionat e eurove.
Në fakt ato u disburbohen Edi Ramës, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. E patë hetimin që bëtë. E morën deputetin socialist Alqi Bllako, ishte sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, njeriu i firmës, e vunë nën hetim për çmimin e truallit dhe tani e dërguan në shtëpi. E liruan. Po pse, sepse ai tha o më lironi ose do të flas. Ka ndërhyrje të fuqishme nga qeveria për lirimin e tij. Prandaj paratë nuk dalin as për të rritur rrogat, pensionet apo për të ju subvencionuar ju”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”